Home KRYESORE Vatikani, aty ku takohen shenjtorët me shejtanët…

Vatikani, aty ku takohen shenjtorët me shejtanët…

Nga Ylli Dylgjeri

Blasfemi? Jo! Realitet.

Sapo mbarova librin Ujku Gri, arratisja e Adolf Hitlerit, shkruar nga dy autorë anglezë me një reputacion të madh, Simon Dustan & Gerrard Williams.

Libri nuk është një teori konspiracioni, por është një histori e gjallë e Luftës së Dytë Botërore dhe
e personazheve më në zë të saj. Një libër dokumentar që na jep fakte të gjalla të historisë së personazheve më të errët të kësaj lufte të përbindëshme që vrau miliona njerëz të pafajshëm.

Autorët e librit kanë harxhuar pesë vitet e fundit duke humtuar mbi zhdukje e Adolf Hitlerit dhe Eva Braunit- duke përshkruar globin, intervistuar dëshmitarët okular, duke nxjerrë dokumente në dritë, duke bashkuar një mal me dëshmi që i ka binduar ata për një fakt thuajse shumë të tmershëm për tu soditur dhe zbuluan se Adolf Hitleri i shpëtoi ndëshkimit dhe mbijetoi në një qetësi relative në Patagoni të Argjentinës deri ne vdekje e tij në vitin 1962.

Një ndër pyetjet që ngrihet në parathënien e librit është: Kush ka qenë roli i Vatikanit në mbrojtjen dhe sigurimin e arratisjes së disa nazistëve?

Libri hedh drite në sqarimin e kësaj pyetje.

Një pjesë e mire e “Organizatës Naziste” që emigroi dhe mbijetoi në Argjentinën e viteve 1945 ishin kontribut i drejtpërdrejtë i Vatikanit.

Nga mfshehja e krimineleve, paisja me dokumentacion identiteti të rremë, veshja me titujt fetar fallco dhe deri ne transportimin ne destinacion (Argjentine) i autorëve të shpallur në kërkim nga Gjykatat e kohës.

Një prej figurave më të larta naziste qe perfitoi nga ky deportim ishte edhe vete Ministri i Thesarit te Hitlerit, hija e Fyhrerit, Martin Borman. Ishte mprehtesia për biznes e Bormanit që e bëri Hitlerin jashtëzakonisht të pasur dhe e lejoi krijimin e Aktion Feuerland për të realizuar arratisjen e Fyhrerit në Argjentinë.

Duke lexuar këte liber, lexuesi do të njohë në detaje kontributin e Vatikanit në këto arratisje spektakolare…

Share: