Një 54-vjeçar nga Lushnja ndërroi në ambientet e Spitalit ‘Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa familjarët e tij akuzojnë policinë si shkaktare të kësaj ngjarje.
Duket se Fadil Hoxha ishte ndaluar nga policia pas denoncimit nga një person tjetër që e akuzonte se kishte marrë ullinj në tokën e tij dhe eshte shoqëruar në polici, në një kohë që ai vuante nga zemra dhe merrte 3 herë ilaçe në ditë.
Familjarët tij thanë se punonjësit e policisë nuk pranuan t’i jepnin ilaçet në ambientet e paraburgimit!