Nën tingujt e muzikës latine, deputeti demokristian Nard Ndoka dhe partnerja e tij në kërcim, këngëtarja Greta Koçi kanë elektrizuar skenën e spektaklit “Dance With Me” ne Tv Klan.
Performanca e tyre nuk shkoi pa u kritikuar nga pjesëtari kontrovers i jurisë, Robert Aliaj, i cili kërkoi që Ndoka herën tjetër të dilte me tanga në skenë përndryshe nuk do jepte notë tjetër përveçse katër.
“Tangat edhe thonjtë janë për ty”, iu përgjigj me ironi Ndoka, Aliajt, tTeksa Alketa Vejsiu tha se Nardi është një politikan dhe përfaqësues i popullit në Parlament dhe nuk mund t’i shkelë këto vija!