Policia e Vlorës ka zbuluar një ngarkesë prej 200 kg kanabis në një shtëpi në Mallkeq të Vlorës dhe ka arrestuar 2 trafikantët, që ishin gati për ta nisur.
Policia ben me dije se të arrestuarit janë: Çoban Tozaj, 49 vjeç nga fshati Mallkeq dhe Mateos Bregu, 24 vjeç nga fshati Kocul i Vlorës.
Policia e Vlorës njoftoi se “në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ndjekjes së autorëve ka bërë të mundur lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre në flagrancë në një banesë pranë fshatit Mallkeq.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit Çoban Tozaj, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e llojit “Marijuanë” me peshë totale prej 200 kg (kilogram).
Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin për qëllim destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike drejt shtetit Italian.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
200 kg lëndë narkotike “Marijuanë”,
2 armë zjarri “Automatik-model 56”,
4 krëhër të mbushur me fishekë,
300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.