Një 18-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri pasditen e sotme në rrugën ‘Rinia’ në qytetin e Pogradecit. Viktima u qëllua me kallashnikov nga një tjetër 18-vjeçar i quajtur Fabio Musollari, i cili u arrestua menjëherë nga policia.
Autori ka debatuar me viktimën Fabio Hila në telefon për arsye ende të panjohura, më pas shkoi në lokalin ku ndodhej 18-vjeçari dhe e qëlloi me armë.
Sipas dëshmitarëve, autori Fabio Musollari njihet si person problematik në qytet, ndërsa ngjarje e rëndë shkaktoi panik tek qytetarët që kanë qenë në rrugë.
Viktima ndërroi jetë rrugës për në spital.