Home KRYESORE Zbardhet atentati i Velipojës: Babai me 2 djem qëlluan mbi një furgon

Zbardhet atentati i Velipojës: Babai me 2 djem qëlluan mbi një furgon

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje mbi përplasjen e armatosur në Velipojë. Sipas saj ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Mali Kolaj.

Policia është njoftuar se në këtë vend ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje Policia ka konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N.

Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Policia thotë se janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij atentati. Ata janë Kanto Vushmaqi dhe dy djemtë e tij Edmondi dhe vëllai i Edmondit ende i paidentifikuar.

Policia thote se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve

Share: