Home KRYESORE Zef Bushati: PS dhe PD dy anet e nje medalje.

Zef Bushati: PS dhe PD dy anet e nje medalje.

Nga Zef Bushati

Plehra ne Shqiperi ?! Jo, jo dhe jo, eshte e ekzagjeruar. Edhe plehrat na duhen pervec orizit sintetik, miellit radioaktiv, pulave te ngordhura, qofteve me te brendshmet e pulave, mish me semundje, kanabisit, droges, prostitucionit, korrupsionit, kriminalitetit, kontrabandes, …cfare situate.

SHBA dhe BE pse hesht ?! Eshte e njejta histori. Eshte e njejta monedhe qe qendron nga njera ane dhe nga ana tjeter qendron shoqeria civile qe proteston. Nje here e pame njeren faqe te monedhes, PD-ne, qe paraqiti nje ligj per riciklimin e plehrave ne Shqiperi te ardhura nga shtete te huaja.

Faqja tjeter e monedhes, PS-ja , e kundershtoi ashpersisht duke e akuzuar PD -ne se po e kthente Shqiperine ne nje kazan plehrash. Tani faqet e monedhes kane ndrruar rolet. Faqja PS e monedhes ka paraqitur ligjin e riciklimit te plehrave, ndersa faqja PD e monedhes e kundershton me te njejtat akuza qe u akuzua dikur nga faqja PS e monedhes.

Perballe kesaj monedhe qendron ne te dy rastet shoqeria civile si perfaqesuese e vertete dhe e denje e interesave te gjera te qytetareve Shqiptare te cilet kundershtojne dyfytyresine dhe pafytyresine e monedhes PD dhe PS. Po nese plehrat jane te mira pse nuk i mbajne ne shtetet e tyre ?

Pse nuk i riciklojne ne shtetet e tyre ? Shqiperia edhe pa import plehrash eshte kthyer ne nje kazan plehrash. Shqiperia nuk po riciklon e nuk po pastron dot plehrat e veta , e jo me te ricikloje dhe plehrat e shteteve te tjetra.

Ky eshte nje krim ne kurriz te shendetit te shqiptareve, te cilet pervec plehrave nuk dine se cfare hane e pine. Ku po shkojme ? Si do shpetoje ky shtet,ky popull nga kjo klase e papergjegjshme politike, nga kjo monedhe me dy faqe ?

Share: