Home KRYESORE Kënga popullore, ajo e lehtë shqiptare dhe realiteti i sotëm

Kënga popullore, ajo e lehtë shqiptare dhe realiteti i sotëm

Duhen respektuar, Çesk Zadeja, Enver Shëngjergji, Agim Krajka, Agim Prodani, Akil Koci, Aleksandër, Lalo, Avni Mula, Aleksandër Peçi, Pjetër Gaci, Kujtim Laro, Limos Dizdari.

Nga, Valbona Peraj-këngëtare

Kënga, muzika, është një zhanër arti që sjell aromë ndryshe, mjedis ndryshe. Kënga dhe muzika është një art që përmbledh një proces kompleks, tekst, kompozim, muzikë, këngëtar ku ky proces, që të zhvillohet me sukses, kërkon nga ana e e çdo krijuesi (në mënyrë individuale por edhe kolektive, sepse është art kolektiv) një akumulim të gjithanshëm vlerash shpirtërore, historike, botëkuptimore, informacionesh, gjetjesh, kërkesash etj. Muzika është një art-magji që përbën një punë të gjatë mbledhjesh dokumentesh (teksti dhe mospërsëritja, apo dhe mos patja e plagjiaturës) informacionesh të dhëna që më pas në mënyrë emocionale dhe artistike përcillen në skenë. Nga tërë ky proces, këngëtari ka rolin vendimtar të ka një veçanti të jashtëzakonshme me rëndësi në finalizimin e këngës (muzikës) Ai (ajo) e përpin intuitivisht sheshin e xhirimeve ( nëpërmjet klipeve) studion, skenën me imtësi atë, për të gjetur aty forcën dhe emblemën e natyrës që ka përbrenda muzika.

Tërë ky proces sjell këtë vërtetësi, këngën e dalë në mënyrë muzikale nga këngëtari (këngëtarja) përpara spektatorit. Përgjegjësia është e madhe, emocionet në kësi rastesh janë po aq të mëdha. Dhe me të drejtë. Kënga e dalë nga këngëtari (këngëtarja) në skenë (klip) ku një figurë u mëkuar është formula e veçantisë së tij, përbën rezultatin.

Vendi i përcjelljes së këngës na jep imazhet e para të rëndësisë dhe konvencionet e para të kuptimshmërisë së këngës dhe muzikës në tërësinë e saj. Në interpretimin muzikor, figura, plastika, mimika, lëvizjet, ambienti, veshja të gjetura bukur dhe saktë, të shoqëruara më një tekst elegant dhe të kulturuar, që rrjedh natyrshëm dhe si mendim i kthjellët, emocion, sjellin formën krijuese dhe përmbajtjen artistike, që do të thotë në vijim sukses.

Kjo kështjellë e ngritur gur mbas guri nga çdo kompozitor dhe këngëtar materializon konkretisht frymëzimin, talentin dhe punën krijuese artistike të tij. Në pjesën dërrmuese të muzikës shqiptare (që një vesh i stërvitur e njeh menjëherë) të bie në sy frymëzimi dhe talenti, i harmonizuar artistikisht Nga kompozitorët shqiptarë Tish Daija, Çesk Zadeja, Preng Jakova, Kristo Kono, Thoma Nashi, Palok Kurti, Fan.S.Noli, Martin Gjoka, Jan Kukuzeli, Çesk Zadeja, Enver Shëngjergji, Agim Krajka, Agim Prodani, Akil Koci, Aleksandër, Lalo, Avni Mula, Aleksandër Peçi, Pjetër Gaci, Kujtim Laro, Limos Dizdari, etj, janë ruajtur elementë tradicionalë të muzikës shqiptare që ruajnë freski dhe origjinalitet.

Më tej, puna e palodhur, vullneti për të konceptuar e strukturuar gjithë materialin jetësor të akumuluar në vite të jetës së tyre si kompozitorë ata kanë krijuar një vepër artistike që ka lënë gjumë në breza. Por paër në kohezion, zhvillimi i muzikës shqiptare, krahasuar me vende të tjera evropiane, ka pësuar edhe ndryshime jo cilësore në zhvillimet jolineare të saj.

Studiuesit kanë bërë ç’është e mundur për ndriçimin e rrugës së zhvillimit muzikor të përshkruar, duke nxitur kështu që të flasë gjithë historia jonë muzikore pasi, thuhet se muzika, është një gjuhë universale, shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë, por që kuptohet nga të gjithë. Që muzika të mbahet e gjallë, e freskët duhet të mbështetet tek Foklklori tek, lashtësia e tij.

Ja si shprehet kompozitori Aleksandër Lalo:

“Më kujtohet një shprehje që na ka thënë profesori ynë Çesk Zadeja, kur ishim studentë: Kur e ndjeni veten bosh dhe nuk gjeni se çfarë të thoni diçka të re në art, atëherë ktheni kokën prapa dhe shikoni folklorin. Vërtet ne kemi një folklor të shkëlqyer, si gjithë kombet e tjera.

Nuk është fjala se unë e kam ndjerë veten bosh këto 20 vjet, por kam dashur të kërkoj pika referimi andej këtej, dhe e vetmja pikë ku mund të bazohesha tamam dhe që e ndjeja veten komod ishte folklori. Sipas mendimit tim, vlera kombëtare në muzikë nuk është thjesht mbështetja tek folklori. Nëse një autor, një muzikant, një shkrimtar, një piktor është i veçantë dhe i papërsëritshëm ai është vetvetiu kombëtar.

Nëse nuk është i përsëritshëm në llojin e vet, nëse nuk dëgjohen tinguj të tjerë si këto që bën ky autor, atëherë vetvetiu kjo vepër është kombëtare, për arsye se vetë personi i takon një kombi të caktuar” – thotë ai. Kjo është një e vërtetë pasi Folkori po rishfaqet guximshëm, mes sfidash, ballafaqimesh e konkurrencash, por edhe mes miqësirash, qokash e hatëresh. Ende Folklori, turbullohet nëpër llagëmet e “turbofolkut”. Dhe përsëri shfaqet i vërtetë, i qartë në dritë të diellit dhe në furtuna të vetëtimave.

Folklori, në rrjedhat e kohës, pëson ndryshime, deri edhe transformime, por asnjëherë nuk mund të shkëputet prej traditës, kritereve të krijimit e të funksionimit të vetë Folklorit.
Çfarë i mungon sot muzikës shqiptare?

Brezi i ri i këngëtarëve ka shumë punë përpara. Ndoshta dhe unë bëj pjesë në këtë brez. Të gjithë duam të bëhemi të famshëm, të bëjmë bujë, të korrim vetëm suksese. Kjo ka bërë që të lemë mënjanë traditën, eksperiencën e të parëve, normat e kompozimit tradicional deh të të kënduarit shqip. Shumë herë teksti nuk mirret vesh, muzika është një miks e huazuar dhe këngëtarja vetëm një bukuroshe.

Arti nuk të fal. Arti është zengjin dhe kryelartë. Nuk i duron thyerjet dhe shkarjet për famë dhe para. Arti të braktis kur ti mendon se ke arritur majat dhe nuk e respekton atë me kriteret dhe normat e tij. Superpozimi, këngët pa tekst, muzika amalgamë me shumë rryma dhe kopjime është e destinuar të dështojë. Ne të rinjtë, jemi një brez që kemi shumë informacion dhe dimë shumë gjëra që ndoshta brezi i mëparshëm nuk i di. E mira është që neve duhet të shkojmë në një të mesme që të marrim e të japim nga të dy palët.

Nga ne së paku ata mund të marrin përvojën praktike modernne, sepse ne nuk kemi patur një fat të madh si ata që veprat i shkruanim dhe menjëherë ato luheshin në skenë. Ne sot kemi pak mbështetje për veprim dhe vendosje në skenë, pasi ka pak orkestrime dhe organizime masive. Tani kanë dalë kompjuteri dhe programe digjitale ku janë futur shumë të rinj që mbase nuk kanë dhunti për muzikë, dhe duhet të kuptojmë se tingulli dhe frymëzimi origjinal, nuk kanë të bëjnë me teknologjinë, por me zërin real.

Prandaj ne autorët e rinj të krijojmë me dëshirë e pasion dhe jo me sforcot e mbijetesës. Brezit tonw i mungon eksperienca e brezit të mëparshëm, përgjegjësia dhe korrektësia e tyre, hapësirat për organizime masive. Le të shpresojmë tek e ardhmja.

Share: