Tanimë ligji i plehrave, është rikthyer në Komisionin parlamentar përkatës. Presioni popullor, që u rrëfye trasversal, përtej të majtës dhe të djathtës, por edhe analiza e ekspertizës së Presidentit Nishani, sollën një sukses të shoqërisë civile, që u shpreh me mos dekrettimin e këti ligji.
Në variantin e parë ligji i Plehrave, kaloi vështirësisht me 63 vota, ku u shënuan abstenime dhe votime “kundra”, jo të pakta, nga ana e mjaft deputetëve të Shumicës aktuale. Tani dukshëm votat kundra janë shtuar dhe ky Ligj i diskretituar, ka mbetur një në derë të kryeministrit si një mace e ngordhur, që do të hidhet shpejt a vonë në plehra, ashtu si edhe ligji i plehrave.
Pas përpjekjeve të para dëshpëruese të kryeministrit, për të hedhur në sulm ca deputetë që humbën pothujase kreditet e tyre publike duke mbrojtur këtë Ligj, duket se situata ka mbetur në qetësi. Kryetari i LSI, Meta, përpara nisjes për vizitë zyrtare e tha pothujase hapur që do ti nënshtrohet ndjeshmërisë popullore, që me fjalë të tjera, do të votojë kundra ose do të bëjë një abstenim të plotë dhe demostrativ, kundër këtij Ligji.
Dilemë përbën qëndrimi i Ramës. Meta, dukshëm pret që kryeministri të angazhohet përsëri në mbrojtje të Plehrave dhe riciklimit të tyre, që kundërshtija e tij të jetë edhe më e bujshme. Këtu edhe përllogaritet e Ramës, janë në proces e sipër.
Nëse i qëndron kësaj beteje të turpshme, humbja e saj, në prag të Zgjedhjeve të përgjithshme do të ishte shumë e kushtueshme.
Zbythja është e leverdisshmë për kryeministrin në këto rrethana specifike. Dhe faktikisht ashtu është bërë derimë tani. Dyshja e deputetëve socilistë, Shalësi-Bare, janë fshehur nuk dihet se ku, ndërsa vetë kryeministri, e ka shmangur këtë temë, duke pranuar humbjen në heshtje dhe në zbythje./360grade.al