Ligji i Plehrave, kthyer tanimë në Kuvend nga Presidenti Nishani, duket qartazi që do të ngecë në Kuvend. Ilir Meta, gjithmonë e më qartazi, ka shkuar drejt qëndrimit “Jo!”, në diskutimin e ri që akoma nuk ka filluar në Komisionin parlamentar përkatës.
Mirëpo deputetët Eduard Shalësi dhe Besnik Bare, që morrën detyrën e vështirë dhe të pamundur, që të riciklonin Ligjin e Plehrave, duke vënë peng reputacionin e tyre politik, janë ata, që sigurisht dolën më të humburit nga kjo betejë e humbur.
Rama, duket qartë se do të zbythet nga mbrojtja e mëtejshme publike e këtij Ligji, që ka krijuar një reaksion shumë negativ në publik dhe e dëmton atë elektoralisht, në zgjedhjet e përgjithshme që po afrohen me shpejtësi.
Mos ndoshta, nuk ka ndërmend ti kandidojë përsëri deputetët akualë Shalësi dhe Bare, me pretekstinse humbën Ligjin e Plehrave në sytë e Opinionit Publik? /360grade.al