Home KRYESORE 7 vjeçarja përlot botën,rrëfen tmerrin që përjeton çdo ditë!

7 vjeçarja përlot botën,rrëfen tmerrin që përjeton çdo ditë!

Vogëlushja 7-vjeçare Bana Alabed me ndihmën e nënës së saj mësuese ka postuar në Twitter një rrëfim të rrallë të saj rreth sulmeve që ajo sheh çdo ditë në Siri.

Fjalët e vajzës kanë prekur botën dhe pasqyrojnë as më pak dhe as më shumë, pikërisht atë që ndodh në Aleppo.

Vajza e vogël dhe mamaja e saj kanë filluar të bëjnë këtë fushatë në Twitter para një muaji dhe vetëm për kaq kohë llogaria e tyre ka 75 mijë ndjekës.

Vajza e vogël përmes fjalëve të saj dhe syve të trishtë tregon për sulmet nga ajri me avion, apo të qarën e fundit të mikut të saj më të mirë.

Në lidhje me këtë lloj fushate ka pasur reagime nga më të ndryshmet, megjithëse shumica e njerëzve e vlerësojnë përpjekjen e nënës bashkë me vajzën e saj, madje edhe përloten me historinë e tyre, ka edhe nga ata skeptikët që mendojnë që kjo është thjesht një propagandë./360grade.al

Share: