Gjatë diskutimeve në tryezën për importin e mbetjeve, ku janë mbledhur deputetë, personalitete të jetës publike në vend, Agim Doçi ka ironizuar në njëfarë mënyre qendrimet e ambientalistit Sazan Guri.
Ai u shpreh se duhet referendum për mbetjet, teksa i tha Sazanit të tregojë se ku ndodhet lepuri i qeverisë Rama, pasi si investigues që është i takon ta bëjë një gjë të tillë, pasi deri më tani ka treguar vetëm ferrat.
“Nuk mund të pranojë që një qeveri në fillim i thotë jo importit të mbetjeve dhe më pas i thotë po, ku qendron lepuri këtu Sazan, se ti je investigues. Deri tani na keni treguar vetëm ferrat”, tha Doçi duke aluduar per me shume informacion te aktivistit Sazan Guri