Home KRYESORE Ambasadori britanik: Kanabisi shqiptar po na shqetëson

Ambasadori britanik: Kanabisi shqiptar po na shqetëson

Ambasadori i Britanisë së Madhe Duncan Norman, i sapo mbërritur në Tiranë është përballur që në intervistat e para me një çështje të pazakontë për të, kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

Mes çështjeve të tjera që janë tradicionalisht problematike si korrupsioni, ambasadori është pyetur nga gazeta “Mapo” edhe për situatën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vendin tonë.

Ndryshe nga kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, diplomati i rëndësishëm thotë se është i informuar për atë që po ndodh dhe vendi i tij është duke e ndjekur me shqetësim këtë fenomen.

Ai bën thirrje për më shumë bashkëveprim të organeve ligjzbatuese për të luftuar këtë problem serioz të Shqipërisë.

Share: