Home KRYESORE Mbetjet, Apeli i nje kirurge per kryeministrin Edi Rama

Mbetjet, Apeli i nje kirurge per kryeministrin Edi Rama

Nga Lida Shosha

I nderuar Z Rama, une e dua Shqiperine ,sdi me shume apo me pak se ju, se nuk ka njesi matese kjo pune, por gjithsesi po ju them 100%, se nuk jam gabim qe nuk dakortesohem me ju ne kete vendim te nxituar.

25 vjet me pare, kam pare shume pathologji te traktit digjestiv ne britani, sot shoh me shume ne Shqiperi, tumoret qe po shfarosin cdo dite femije e pleq, njerez qe sfiliten dyerve te spitaleve per pak shprese, pak jete, disa dite me shume me familjaret e tyre.

Shoh dhe trajtoj dhimbjen e trupit dhe lotet e ketyre njerezve. Si mund te jeni kaq i bindur, e te kontrollosh gjithcka mbetet e nuk riciklohet e ku depozitohet…kur njerezit po hane buken e ngjyrosur, e gjithe ushqimet e pakontrolluara nga babezia per me shume fitime….

Ju lutem mos e ndotni me kete toke, mbillni jete dhe oksigjen. Ju faleminderit, edhe pse nuk jeni dakort me opinionin tim. Une do vazhdoj gjithsesi te protestoj kunder vendimit tuaj se e dua kete vend mbase me shume se ju, mbase….

Lida shosha eshte kirurge.

Share: