Home KRYESORE Artan Fuga: Për televizionin Vizion Plus

Artan Fuga: Për televizionin Vizion Plus

Nga Artan Fuga

Nëse është e vërtetë se reportazhi për landfillin është censuruar, pra nuk është transmetuar, dhe kjo ka qenë arësyeja e ndëshkimit të gazetares, është bërë një gabim i madh.

Nëse nuk është e vërtetë që reportazhi është ndaluar të transmetohet, kërkoj ndjesë.

Miqësisht, unë them se duhet korrigjuar menjëherë.

E para sepse reportazhi tani është parë nga të gjithë. Në kohën e mediave sociale gjithçka del në dritë.

E dyta sepse duke e censuruar, edhe kujt i intereson censura, dëmtohet edhe ai, edhe më shumë, meqë mbart edhe gafën e censurës, pra pranon se i djeg miza.

Ndërkohë kjo palë e akuzuar duhet thirrur dhe i vendosur në dispozicion e gjithë hapësira televizive e duhur per te thene mendimin e vet.

E treta sepse kështu tv dëmton imazhin e vet deritani të vlerësuar nga publiku.

E KATERTA SEPSE EDHE NESE REPORTAZHI KA PASUR PIKA TE DISKUTUESHME, KJO NUK BEHET SHKAK CENSURE. MUND TÊ BEHEN EMISIONE DEBATI KU TE TREGOHEN PIKAT E DISKUTUESHME DUKE IU DHENE FJALA TE GJITHÊ TE INTERESUARVE.

Eshtë koha për të riparuar gjithçka! Eshtë e shenjtë liria e gazetarit.

Share: