Home KRYESORE Athinë e Berlin janë dy vizitat e fundit si Presidenti i SHBA-ve

Athinë e Berlin janë dy vizitat e fundit si Presidenti i SHBA-ve

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Presidenti Obama do të vizitojë Athinën dhe Berlinin përgjatë datave 14 deri në 21 nëntor, vizita të cilat do të priten me mjaft interes duke qënë se mund të jenë edhe të fundit në kushtet kur mandati i tij përfundon më datë 20 Janar të vitit të ardhshëm.

Në Berlin, Obama dhe kancelarja Merkel do të diskutojnë një sërë çështjesh mjat të ndjeshme si konflikti i Sirisë, kriza e Ukrainës dhe lufta kundër ISIS, ndërkohë që në Athinë, biseda me Kryeministrin Tsipras do të orientohet tek kriza e emigrantëve dhe borxhin e Greqisë.

Në mbylljen të mandatit të tij të dytë dhe të fundit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka planifikuar vizita në Gjermani, Greqi dhe në Athinë.

Lajmi është konfimuar nga një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, ku nënvizohet se vizitat do të bëhen përgjatë datave 14 deri në 21 nëntor, ose thënë ndryshe vetëm pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale.

Në bazë të burimeve paraprake, Obama në Gjermani do të diskutojë me kancelaren gjermane Angela Merkel për një sërë çështjesh mjaft të rëndësishme përfshirë krizën e Ukrainës, konfliktin e Sirisë, luftën kundër Shtetit Islamik, etj.

Ndërkohë, ai pritet që të takohet edhe me liderët e Francës, Italisë si dhe Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu, me prioritetet nga Presidenti do të shihen edhe mundësia e firmosjes së marrëveshjeve tregtare.

Ndërkohë, me interes të madh do të pritet edhe do të pritet edhe vizita e Obamës në Athinë. Lideri i Uashingntonit do të takohet me Kryeministrin e Greqisë, Aleksis Tsipras, me të cilin do të flasë për çështjet më të ndjeshme përfshirë krizën e emigrantëve. Mendohet se dy liderët do të diskutojnë edhe strategjitë e mundshme për menaxhimin e situatës.

Ndërkohë, një pjesë të bisedës do t’a zërë kriza financiare që ka pllakosur Greqinë prej disa vitesh. Këto vizita të Presidentit Obama do të priten me mjaft interes, pasi mund të jenë vizitat e fundit të adminsitratës së tij.

Mandati i dytë i Presidentit Obama do të përfundojë më datë 20 janar të vitit të ardhshëm./oranews

Share: