Home KRYESORE Avokat Ngjela shpjegon gjeopolitikën e tij të Facebook-ut per Respublica

Avokat Ngjela shpjegon gjeopolitikën e tij të Facebook-ut per Respublica

Avokat Ngjela shpjegon sizmikën e ndryshimeve që po ndodhin në Ballkan, me intuitën e një shamani që beson te syri i keq. Më poshtë fjalët e vyera të avokatit:

Avokat, Saliu po kundërshton si i tërbuar reformën në drejtësi

Saliun e ka zënë frika. Ai i urren dhe ka frikë anglo-saksonët dhe drejtësinë e tyre se është harbut.

Avokat, po bën numra edhe Ilir Meta

Po ku pyesin amerikanët për Ilir Metën. Ata kanë Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk duan të dinë për njerëz që nuk dinë të shkruajnë emrin e vet.  

Avokat, po Rama do ketë kurajo për të çuar në burg?

Janë amerikanët, Rama është vetëm kallauzi.

Mirë e ke më duket. Po kjo e Greqisë ça qe?

U djeg xhani për salltanetet e vjetra. Janë edhe me Salinë me Ilirin, Rusinë e mykur me Turqinë dhe pëllasin. E dinë se u shkon akoma.

Greqia është në NATO dhe BE.

Pallavra. Vendosin klubet e ngushta anglo – saksone.

Po rrezikon ky me muxhahedinët se nuk i thonë shaka!

Pse mendon ti se i sollën në Shqipëri? Nuk kishin ku t’i çonin tjetër? Po kjo është provë për përkatësinë tonë në perandorinë anglo-saksone dhe në Perandorinë e Perëndimit. Ehuuu. Është ndarë ajo punë.

Ore avokat po sot këta nga Kosova se ça po thonë. Nuk u pëlqen që të flasë Rama për ta.

Ku mo? He ç’malokë që jemi. Do marrin vesh me hir ose me pahir. “Mos e dhi punën”, tha ajo ambasadorja marrshallah ca muaj më parë.

Ore avokat, ti di gjë, apo i ke nga vetja këto të anglo-saksonëve? Se më duket se ka faj edhe ky Rama që sepse ngjan me Trump përditë e më shumë.

Si ore nuk di gjë. Po ajo duket e ja bën mu. Ne jemi në peshoren e tyre. Pastaj ne jemi të vegjël, u duhemi ca çaprazë, apo avdallë si i thonë nga anët e mia.

Po ç’u duhemi o avokat kaq shumë? Po këtë e na e thua dot?

Ore ti, si ç’u duhemi? Po hiç ore për asgjë. Po ku do hamë ne? Qeni ku ha? Aty ku leh. Shikon ndonjë tjetër vërdallë ti që të ketë diçka? Jo nuk shikon. Pastaj e ke lexuar atë Eqrem Vlorën që thoshte si i kishin thënë ca nga ata bejlerët që “ne u bëmë me italianët se babai yt na i zuri austriakët”. Hahahaha.

Intervistoi: Shaptilografisti

Share: