Home KRYESORE Avokati grek i “Eskobarit të Ballkanit”: Kush po ia shkatërron jetën Balilit

Avokati grek i “Eskobarit të Ballkanit”: Kush po ia shkatërron jetën Balilit

Avokati grek i Klement Balilit e cilëson Bashkinë e Delvinës si zonë të Vorio-Epirit. Në një intervistë për gazetën greke “Ethnos i së dielës”, avokati Aleksis Kujas deklaroi se “nëse Klement Balili nuk do të ishte xhaxhai i një politikani të rëndësishëm, Kryetar i Bashkisë së Delvinës, domethënë zone në Vorio-Epir, nuk do të kishte çështje”.

Ish-drejtori i transporteve në Sarandë, 44-vjeçari Klement Balili, akuzohet nga autoritetet greke se ka rol drejtues dhe financues në një organizatë kriminale, që transporton drogë në Europë përmes Greqisë, shkruan BalkanËeb.

Gazeta greke “Ethnos i së dielës” shkruan se Klement Balili nuk pranon të ketë lidhje me drogën që u gjet në skafin që drejtohej për në Zakintho, dhe në një furgon që u kap nga policia greke, ndërkohë për hotelin luksoz që thuhet se ka në pronësi në Sarandë, ai shpjegon se i përkasin vëllezërve të tij dhe është blerë me kredi të ligjshme.

Avokati i tij grek, u shpreh i sigurt se Balili do të shpëtojë nga çdo akuzë. “Jam i sigurt që edhe në çështjen që para pak ditësh u përpoqën ta përfshijnë klientin tim, z. Klement Balili, ashtu dhe në çështjen tjetër të Zakinthos ku prapë të njëjtën gjë tentuan të bënin, nuk ka asnjë provë nga ato që një gjykatë e një vendi të mirë-qeverisur, t’i pranojë si provë për dënimin e një personi.

E vetmja gjë, që fatkeqësisht në këto momente, shkatërron jetën e tij dhe përfshin edhe familjen e tij është opozita në Shqipëri, që përpiqet të bëjë serioze çështje që nuk janë të tilla.”- tha avokati Aleksis Kujas./lapsi.al

Share: