Në emisionin “Opinion” një natë më parë avokat Spartak Ngjela ironizoi Grida Dumën, duke thënë se, tani e mori vesh se për cilën grua e kishin që imitohej nga kreu i PD-së, Lulzim Basha duke iu referuar Gridës.
Por Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD ia ktheu duke i thënë: “Merru me atë avokaten tënde ti”.
Sot, Arnida Çapi, avokatja të cilës i është referuar Duma dhe që ka punuar si asistente e Ngjelës, ka ironizuar përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.
“Nuk e dija se te flasesh per drogen te jepka efekte ekstazie, po mesa duket kjo zonja pedagoge qe fliska te opinioni paska kaluar ne gjendje te papermbajtshme teksa, nder te tjera, me permend jasht kontekstit…”, shkruan Çapi në Facebook.