Home KRYESORE Banoret e Himares perseri proteste para Bashkisë

Banoret e Himares perseri proteste para Bashkisë

Dy fotot e këtij artikulli janë realizuar sot ne protestën e banoreve te Himares para Bashkisë se qytetit. Qëllimi i protestës ishte te demonstrohej vullneti i banoreve kundër Kryetarit te Bashkisë Jorgo Goro i cili sipas tyre është vene ne shërbim te grabitësve te pronave tona te trashëguara!

“Ilia Guma deklaroi ne proteste se: ” Me vranë njërin djalë para shtepise dhe tani me kercenojne te me vrasin djalin tjetër nëse i pengoj te bejne hotelin.” – shkruan ne faqen e tij ne Facebook, biznesmeni i suksesshëm Nikollaq Neranxi duke shtuar:

“Kryetari i bashkisë se Himares Jorgo Goro i cili nuk jep leje ndërtimi për banoret autoktone, ka dhëne leje ndërtimi ne Livadh për te bere hotel, dikujt qe nuk është banor autokton, duke e ndaluar Ilia Gumen qe te ketë dalje ne det dhe duke ia nxjerre jashtë përdorimit pronën dhe banesën e tij.

Ceshtja po ndiqet nga prokuroria e Vlorës. Per këto ceshtje protestojnë banoret e Himares dhe ky është vetëm fillimi.” – perfundon Neranxi.

neranxi-protesta-himare1

Share: