Barazia mes meshkujve dhe femrave është një nga sfidat globale ku është shënuar progres i konsiderueshme vitet e fundit.
Megjithëse ka ende shumë punë për të bërë, femrat së fundmi, kanë arritur thuajse të barazohen me meshkujt në një fushë që zor se mund të cilësohet e lakmueshme.
Sipas një studimi global, femrat konsumojnë alkool në nivelet e meshkujve. Një analizim i mëhershëm i 4 milion njerëzve të lindur mes vitit 1891 dhe 2001, tregon se meshkujt pinin më shumë dhe kishin më shumë probleme shëndetësore si pasojë. Por në raportin e fundit të BMW Open, një revistë mjekësore, shkruhet se brezi aktual e ka eliminuar këtë diferencë.Sipas raportit, faktor që ka ndikuar pjesërisht në këtë trend është ndryshimi i roleve në shoqëri i burrave dhe grave.
Në studim sqarohet se tek njerëzit e lindur në fillim të viteve 1900, meshkujt kishin 2,2 herë më shumë mundësi se sa femrat që të konsumonin alkool dhe 3 herë më shumë mundësi se femrat që të shfaqin probleme mjekësore si pasojë.
Por dekadat që pasuan e mbyllën këtë diferencë dhe aktualisht, meshkujt kanë 1,1 herë më shumë mundësi që të konsumojnë më shumë alkool se femrat.
Ekipi i universitet të Uellist të ri jugor në Australi që kreu studimin analizoi të dhënat analizoi njerëz nga e gjithë bota, por kryesisht ata ishin nga Europa dhe amerikan e veriut.Sipas tyre, përdorimi i alkoolit dhe pasojat e tij janë konsideruar historikisht si një fenomen mashkullor, por tashmë nuk është më kështu.
Veç ndryshimit të shoqërisë, ata thonë se faktor tjetër që ndikon është reklamimi i pijeve alkoolike që shpesh shënjestron femrat dhe sidomos disponueshmëria e alkoolit thuajse kudo.