Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë sapo u njoftua kapja e 1.2 ton kanabis në nja magazinë në Derven të Fushë Krujës. Sipas kreut të PD-së, droga e kapur i përket kryetarit të bashkisë së Krujës Artur Bushi.
“1.2 ton droge te Artur Bushit u kapen sot fale punes se përbashkët të SHISH dhe Prokurorisë. Përgëzoj dhe falënderoj punonjësit me integritet dhe kurajë te këtyre dy institucioneve” – thotë Basha duke mos e thene por aluduar qartazi qe keto rezultate nuk jane te policise se ministrit Tahiri por te dy institucioneve te tjera.