Home KRYESORE BE reagon për censurën e emisionit “Publicus”

BE reagon për censurën e emisionit “Publicus”

Maja Kocijaniç, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian ka reaguar në lidhje me censurimin e emisionit “Publicus” në Vizion Plus, emision që kishte investiguar vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë. E pyetur nga gazetarët për këtë rast, Kocijaniçi tha se censura e medias ndalon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke shtuar se BE ndjek zhvillimet në vendin tonë.

“Liria e shprehjes dhe e medias janë themelore për Bashkimit Evropian. Liria e medias, kyçe për procesin e zgjerimit. Po ndjekim zhvillimet në rajon dhe në Shqipëri. Censura do analizohet në raportin e përvitshëm”, tha zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian Maja Kocijancic.

Emisioni “Publicus” u ndalua të transmetohej në Vizion Plus pas presionit të ushtruar ndaj këtij televizioni nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Më pas emisioni u publikua në internet dhe në Tv Klan në emisionin “Opinion”. Investigimi i gazetarëve të “Publicus” hidhte dritë mbi implikimin e Bashkisë Tiranë në shfrytëzimin e punëtorëve dhe fëmijëve në Landfillin e Sharrës, ku gjeti vdekjen Ardit Gjoklaj dy muaj më parë./LAPSI.AL/

Share: