Home KRYESORE Ben Blushi: S’jemi as të parët e as të fundit që largohemi...

Ben Blushi: S’jemi as të parët e as të fundit që largohemi nga PS

Deputeti Ben Blushi foli sot në parlament lidhur me arsyet e largimit së bashku me deputeten Mimoza Hafizi nga Partia Socialiste.

Blushi tha se nuk mund të bashkëjetonim me një grup që nuk do zgjedhje, që nuk pranoi referendumin për çështjen e mbetjeve ndërkohë që kryetarin e vet e zgjodhi me referendum.

Më e fortë ishte deklarata e Blushit kur tha se “nuk jemi as të parët e as të fundit që largohemi me vullnet të lirë nga kjo parti”. Sipas tij, për fat të keq PS nuk është as e para e as e fundit që të privatizohet, një tjetër arsye për të ikur me vrap.

Ai tha më tej se Rilindja e Ramës nuk ka mbrojtur për asnjë ditë interesin e shqiptarëve, por ka vendosur të mbështesë të fortët kundër të dobtëve, të paligjshmit kundër të ligjshmit.

Share: