Home KRYESORE Bylykbashi: Rama do t’i emeroje gjyqtaret dhe prokuroret sipas qejfit, si ne...

Bylykbashi: Rama do t’i emeroje gjyqtaret dhe prokuroret sipas qejfit, si ne Strasburg ku u rrezua

Nga Oerd Bylykbashi

Vetting-u i Europes rrezoi Ramen dhe kandidatet e tij per Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe provoi se ai do drejtesi te kapur.

Rama do t’i emeroje gjyqtaret dhe prokuroret sipas qejfit dhe nevojave te tij. Prandaj pasi e humbi betejen kushtetuese per te kapur drejtesine, shkeli Kushtetuten duke miratuar nje ligj vetting-u me te cilin do te mbroje dhe perzgjedhe ata gjyqtaret dhe prokurore te korruptuar qe nuk do te luftojne, por do te mbrojne krimin dhe korrupsionin e lidhur me Edi Ramen dhe ministrat e tij.

Qe Edi Rama e sheh vetting-un vetem si leve per te kapur Drejtesine u provua kete jave nga tentativa e deshtuar per te cuar njerezit e tij deri ne Gjykaten e Strasburgut.

Rrezimi pak dite me pare nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes i te tre kandidateve te Rames per gjyqtarin qe perfaqeson Shqiperine ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut tregoi se qeveria kishte shkelur me te dy kembet rregullat e Keshillit te Europes.‎

Edi Rama i shkeli rregullat sepse donte te conte avokatet e interesave te tij dhe jo te interesave qytetareve, te pronareve shqiptare dhe kujtdo tjeter qe nuk gjen drejtesi ketu. Prandaj i dergoi 3 kandidatet e tij pa iu bere asnje kontroll dhe as vetting.

Prandaj 3 kandidatet e perzgjedhur nga Rama me kriter te vetem lidhjen nepotike familjare me ministrat e tij dhe sherbimin politik, Keshilli i Europes i refuzoi pa denjuar t’i intervistoje e madje as ti prese.

Kur Edi Rama shkel si lecke rregullat e Keshillit te Europes, askush nuk duhet te kete iluzion se c’do prodhoje vetting-u i ligjit antikushtetues i ketij Kryeministri qe flet per antikorrupsion nga maja e korrupsionit.

Prandaj ky Kryeminister duhet ndalur me cdo kusht. Edi Rama nuk ja hodhi dot Europes dhe nuk do t’ia hedhe dot as shqiptareve

Share: