Adi Krasta ka rreth një vit që nuk shfaqet në televizion, por janë ende të freskëta monologët që dikur moderatori lëshonte kundër Top Channel.
Ne fakt, nga studio e emisionit të tij në Agon Channel, ai nuk i kurseu sulmet për televizionin me të cilin dikur, pati bashkëpunim afatgjatë.
“ Mafia e rrezikshme” i quan njësoj Krasta, ata të cilët tentuan zhvatjen e një ‘network’-u frekuencash, nga dy të vëna në dispozicion të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Për më shumë, shihni artikulimin në videon më poshtë, nga vetë ai që është cilësuar si mjeshtri i fjalës.
Negociatat për të afruar sërish Adi Krastën në ekranin nga i cili u largua me një çështje të hapur gjyqësore, u bënë nga vetë presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha.