Home KRYESORE Cilët janë tre biznesmenët e gjobitur që nuk dëshmojnë kundër Shullazit?!

Cilët janë tre biznesmenët e gjobitur që nuk dëshmojnë kundër Shullazit?!

Emiljano Shullazi u arrestua disa muaj më parë në Tiranë pas një kallëzimi të bërë nga pronari i një parkingu privat në zonën e “21 Dhjetorit”.

Ai pretendoi se u kërcënua dhe iu vendos eksploziv, pasi nuk pranoi që pronën e tij parkingun privat të një pallati ta shiste me çmimin që i kërkuan njerëz të Shullazit.

Me këtë kallëzim Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestoi të dyshuarin, pasi i njëjti person dyshohet se u përfshi në kërcënimin e akademikëve Mynyr Koni e Dhori Kule, gjatë fushatës për zgjedhjet në universitete.

Pas arrestimit të Shullazit, Prokuroria renditi edhe tre biznesmenë karburantesh, bojërash e kafeje, që dyshohej se ishin gjobitur nga personazhi i njohur për policinë, shkruan “Panorama”.

Këta tre biznesmenë u thirrën në Prokurori për të dhënë deklarime bashkë e dy akademikët, por refuzuan të japin shpjegime apo të pranonin se ishin kërcënuar nga Shullazi apo detyruar prej tij për të dhënë shuma financiare./Droni.al

Share: