Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për herë të parë ka deklaruar publikisht se “marrëveshja për përcaktimin e kufirit të detit me Greqinë ka dështuar pas ndërhyrjes së një faktori të tretë.”
“Unë dua tu them shqiptarëve se ata do të kuptojnë së shpejti interesat e kujt u shërbyen dhe ju them me bindje absolute që këtë e kemi për shkak të faktorit të tretë. Historia do ta provojë atë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri shqiptar, qeveria e të cilit ka nënshkruar marrëveshjen për fiksimin e kufijve detarë me Greqinë në vitin 2009, nuk e ka saktësuar se kush është faktori i tretë.
Shpesh mediat kanë informuar se pas dështimit të marrëveshjes është Turqia.
Të njëjtat dyshime janë shprehur edhe nga ish-ministri i jashtëm Dora Bakojanis, i cili kishte nënshkruar marrëveshjen në Tiranë, së bashku me ish-ministrit të jashtëm Lulzim Basha, gjatë një interviste në emisionin “Dosjet e Re” në TV Sky në vitin 2011, duke shprehur keqardhje për anulimin e marrëveshjes. /Kathimerini/