Të tjera detaje tronditëse mësohen rreth aksidentit tragjik të Sukthit, ku humbën jetën tre vajza, Greta Sherifi, Izabela Gega dhe Elona Xhuti dhe një djalë, Dashnor Deliallisi.
Izabela Gega është vajza e dytë e familjes Gega që humb jetën në aksident. Në vitin 1987 një aksident i rëndë në zonës e minierës së boksideve në Dajt i mori jetën motrës së saj, asokohe 9 vjeçe.
Një autobus me nxënës shkolle u rrezua pranë boksideve ku midis viktimave ishte edhe Manjola, motra e Izabelës.
Po kështu, burime pranë familjes thanë se Izabela kishte jetuar për shumë vite në Greqi, ku ka qenë e martuar, por sëfundmi ishte e divorcuar. Ndërsa i ati, Pëllumb Gega jeton në Itali me vajzën tjetër dhe fatkeqësisht të vetmen, pas tragjedisë së rëndë.