Home KRYESORE E fundit/ Frikë në Gjermani, ja urdhëri që ka dhënë policia

E fundit/ Frikë në Gjermani, ja urdhëri që ka dhënë policia

Autoritetet në qytetin jugperëndimor në Gjermani, Ludwidshafen, u kanë thënë sot banorëve që të qëndrojnë brenda pas rrjedhjes së amoniakut.

Zyrtarët i kanë paralajmëruar njerëz që jetojnë të paktën një kilometër afër një patinazhi që t’i mbajnë të mbyllura dyert dhe dritaret, si dhe të mos dalin jashtë, raporton AP, përcjell Express.

Një njoftim në uebsajtin e qytetit njofton se transporti publik, si autobusët dhe trenat kanë ndërruar drejtim. Po ashtu, u ka bërë thirrje njerëzve që përjetojnë probleme me frymëmarrjen që të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Amoniaku zakonisht përdoret në formë të lagësht në sistemin e ngrirjes së fushës së patinazhit. Ky kemikal me erë të rëndë bëhet gaz kur të lirohet dhe mund të shkaktojë dëme ndaj mushkërive, nëse njerëzit ekspozohen ndaj sasisë së lartë të saj për një periudhë të gjatë./Express/

Share: