Home KRYESORE Eduart Abazi: Inkurajojmë Koalicionin Vëzhguesve Vendore për Letrën e Hapur.

Eduart Abazi: Inkurajojmë Koalicionin Vëzhguesve Vendore për Letrën e Hapur.

Eduart Abazi, kryetar i partia Aleanca Demokratike ne nje shenim per Media thote se grupi nga tryeza e Subjekteve Politike për Zgjedhje të Lira e me Standarde inkurajon Koalicionin Vëzhgueve Vendore për Letrën e Hapur.

“Meritojnë vëmendje dhe duhet të bashkohen zërat duke kumbuar si alarm pasi, nëse politika do tregojë kokfortësi deri papërgjegjshmëri ndaj Reformës Zgjedhore, situata në Shqipëri do të shkojë drejt shuarjes të atyre pak vlerave që përpiqen të mbajnë gjallë shpresën e hyrjes në udhën e demokracisë.

Apelojmë që zërit të arsyes dhe shpresës ti bashkohen të gjithë faktorët me mundësi dhe impakt, me të gjitha mënyrat si individë dhe grupime.

Faktori ndërkombëtar dhe shoqëria civile pritet të shprehen dhe të kontribuojnë nëse vërtetë i qëndrojnë mendimeve, opinioneve, deklaratave dhe raporteve që sa herë hartojnë për proceset zgjedhore.

“TIME IS NOW” që të mbeten të besueshëm, para se të jetë vonë, koha nuk pret. Fshehja apo heshtja, në vend të përballjes me problemin deziluzionon qytetarët, zhgënjimi ndaj ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile vë në rezik të ardhmen e demokracisë shqiptare.” – shkruan Eduart Abazi ne shënimin e tij për shtypin

Share: