Nga Dritan Shano
Edi është bërë si fotografia e Enver Hoxhës që shqiptarët e mbanin mbi televizor. Vetëm se Edi rri brenda në televizor, që kur e ndez deri sa e fik, ose kur ikin dritat. Ai është njëherësh lajme, debate, sport, gatim, shkenca dhe jeta, hapësirë publicitare, por dhe sigla e vetë kanalit televiziv.