E cuditshme, shqiptari ka thënë në polici se ai ishte përfaqësuesi i kartelit kolumbian të kokainës në Europë. Qëllimi i tij ishte që të depërtonte kokainë edhe në Greqi, raporton Panorama.al.
Drejtuesit e kamionëve ku u gjet droga kanë konfirmuar këtë gjë, se ishin të detyruar të komunikonin me Fabion për ngarkesën. Fabio figuron me të ardhura marramendëse dhe kishte kohë që bënte jetë luksoze në Athinë.
Mediat greke shkruajnë se hetimet kanë zbuluar se Fabio ka lidhje të ngushta me mafian në Itali. Ai ka lidhje të ngushta me Ndranghetën italiane, që është distributori kryesor i kokainës në Europë.
Fabio rezulton se ka kryes studimet e tij në Itali dhe gjatë kësaj kohe, ai është lidhur me mafien kalabreze. Pasi bëri shuma të konsiderueshme parash, Fabio u zhvendos në Athinë, ku menjëherë nisi të blejë prona dhe mjete luksoze në zonat më të shtrenjta të Athinës, si Glifadha.
Ai madje emrin e vërtetë nuk e ka Fabio, por në Greqi kishte shkuar si biznesmen italian, që kërkonte të investonte në fushën e turizmit./Lapsi.al