Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Shume eshte shkruar, folur e treguar per “Murin e Madh Kinez”. Gjithashtu, jashtezakonisht shume eshte shkruar, folur e treguar edhe per “Murin e Berlinit”. Nuk jane thjeshte rrefime te se kaluares. Ne ditet tona historia po perseritet. Njerezimi po perjeton nje krize te thelle. Nuk ka me vend te sigurt ne bote.
Ne ditet tona po shohim shterngime telash kufitare ne Maqedoni, vendosje rrathe telash me gjemba ne Hungari, ndertime muresh betoni me rryme elektrike ne Izrael, ndertime gardhesh me tela ne kufijte e Norvegjise me Rusine, ndjejme ulurima vdekjesh ne detin Mesdhe, degjojme thirrje per ndertime barrierash ndarese fizike me Meksiken ne fushaten presidenciale ne SHBA….
Akoma me sfidante jane fushatat referendare. Britanike vendosen me vote per Brexit. Parti populiste ne Itali e Hollande kerkojne dalje nga BE. Forca nacionaliste ne France kercenojne akoma me seriozisht ekzistencen e BE. Me stuhi nga brenda dhe nga jashte po perballet edhe Kancelarja Merkel dhe partia e saj CDU. Aleanca per Gjermanine kerkon politika antiemigrim dhe egoistike ndaj BE, duke kerkuar nje orientim me Euro-Rus te Gjermanise. Filozofia e eterve themelues te BE, Mone, Shuman, Gaspar e Adenauer po perballet me nje fryme qe po dominohet nga populizmi, nacionalizmi dhe ekstremizmi.
Ne bazat e populizmit, nacionalizmit dhe ekstremizmit qendrojne ksenofobite. Cfare perbejne ksenofobite ne thelbin e tyre te perbashket, ne filozofine e tyre politike dhe ne fushen e tyre psikosociale? Jane tre dukuri shume te vjetra dhe tejet te thella ksenofobike ne formimin filozofik dhe psikosocial te popujve: FRIKA, URREJTJA, ARMIQESIA.
Keto tre dukuri filozofike e ndjesore jane perkunder te huajes, te ndryshmes, te panjohures. Rrenjet e ksenofobise kane karakter politik, nacional, racor, fetar, kulturor e social-ekonomik. Produkti i tyre final eshte lufta midis njerezve, komuniteteve, popujve, kombeve, racave, feve dhe kategorive te ndryshme ekonomike dhe sociale.
Ne shkencat moderne dukurite e frikes, urrejtjes dhe armiqesise ndaj te huajes, te ndryshmes, te panjohures perbejne definicionin e termit KSENOFOBI. Mbi ndjesite e ksenofobise ne kohe te lashta, ne kohe moderne dhe ne ato postmoderne bashkekohore ngrihen filozofi te caktuara politike, kryesisht ato qe udhehiqen nga bazat ekstremiste, fanatike, nacionaliste, raciste, segregacioniste dhe separatiste te cdo lloji.
Ne nje kohe qe trendet zhvillimore shkojne pashmangesisht drejt hapjes se mendjeve e shoqerive, kufijve dhe tregjeve, informimit e komunikimit; kur integrimet nuk jane me teori, por realitete; kur globalizmi eshte nje universalizim i marredhenieve te mbare botes- ksenofobite e nxitin njeriun, komunitetet, kombet e kulturat drejt te kundertes.
Ksenofobite jane antirendi modern boteror. Ksenofobite jane antikultura bashkekohore. Ksenofobite jane e kunderta e civilizimit modern.Ksenofobite jane prodhuese konfliktesh te cdo lloji, qe minojne paqen, sigurine, demokracine dhe prosperitetit.
Ne kohet tona rendet pas materializmit, pas kapitalizimit te cdo gjeje, pas financave e tregjeve, pas shume e shume gjerave te prekshme, te pelqyeshme, te shikueshme e te shijeshme. Natyrisht edhe keto kerkojne vemendjen e vet….
Por mbi gjithcka tjeter ne boten e sotme kerkohet vemendje prioritare ne nivele individuale, komunitare, nacionale dhe globale per parandalimin, menagjimin dhe shuarjen e konflikteve me baza KSENOFOBIKE.
Ksenofobite jane muret me rrezistente te frikes, urrejtjes dhe armiqesise ndermjet popujve. E persa kohe marredheniet nderkombetare jane parasegjithash “people to people relations”, pra marredhenie midis popujsh, ksenofobite jane varremihesit e ketyre marredhenieve.
Ne Ballkan ksenofobite nuk jane shuajtur aspak. Ato qendrojne ne gjendje latente dhe shperthejne here pas here. Shperthimet ksenofobike shpalosen nga stadiumet e futbollit, ne spektakle artistike, ne qendrimet ndaj emigranteve, ne sjelljet ndaj te huajve neper burgje, ne shkollat multietnike, deri te partite politike dhe levizjet referendare separatiste.
Ne Greqi, Maqedoni, Serbi, Bosnje & Hercegovine verehen mjaft ksenofobi me baza etnike, politike e fetare. Ne Shqiperi ka kryesisht ksenofobi ne baza etnike. Ndersa ne Kosove ka ksenofobi me baza etnike dhe fetare. Ne pergjithesi politika dhe diplomacia Ballkanike, shkollat e institucionet fetare, shoqeria civile dhe kultura ne kete rajon ia kane lene spontanitetit kuften kunder ksenofobive. Prandaj paqja e siguria ne Ballkan ngelen te brishta.
Ne Evrope ngritja e populizmit dhe e nacionalizmit po prodhon ksenofobi raciste dhe fetare kunder emigracionit qe vjen nga Lindja e Mesme, ksenofobi nacionaliste kunder integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimore ne BE, po nxite ksenofobi islamofobe kunder integrimit te Turqise ne BE dhe kunder popujve muslimane pergjithesisht.
Edhe ShBA-te jane prekur nga valet e ngritura te ksenofobive. Ne fushaten presidenciale pati mjaft ide, deklarata e retorike ksenofobike, me karakteristika nacionaliste kunder popujve spanjisht-foles, pati ksenofobi raciste kunder popujve me ngjyre, sikunder pati edhe islamofobi. Kryesisht keto ksenofobi dalluan retoriken e kandidatit republikan, Donald Trump.
Ne Afriken e Veriut dhe ne Lindjen e Mesme ka nje gjallerim te frikshem te ksenofobive nacionaliste sic jane arabofobite, antisemitizmi dhe turkofobia. Ndersa ka marre permasa shqetesuese rusofobia kryesisht ne Europe dhe Azi.
Ne nivele globale kane gjallerim islamofobia kryesisht ne Perendim, ka rritje amerikanofobia ne vendet islamike e muslimane, verehet thellim i ksenofobive me karakter kulturore ne Azi, kryesisht sinofobia, apo i ksenofobive me baza social-ekonomike ne Afrike dhe Amerike Latine.
Ringjallja e ksenofobive ne rendin e sotem boteror tregon se bota perjeton nje pasiguri shume te madhe. Duke patur ksenofobite nder shkaqet kryesore te krizes globale, do thote se ne kohen tone jane tronditur marredheniet midis njerezve, komuniteteve, kombeve, popujve, racave, besimeve fetare.
Nderkohe, thellimi i diferencimit ekonomik
dhe shtresimit social midis te pasurve dhe te varferve, midis Lindjes dhe Perendimit si dhe midis Veriut dhe Jugut ka rritur ksenofobite me baza ekonomike e sociale kudo ne bote, duke gerryer themelet e brendshme te sistemeve politike, ekonomike dhe shoqerore.
Eshte koha qe politika nderkombetare dhe diplomacia botetore te vendosin prioritet te tyre luften kunder ksenofobie te cdo lloji dhe kudo ku ato shfaqen. Synimi te jete parandalimi i ksenofobive sepse rrenojne marredheniet njerezore. Po u rrenuan marredheniet njerezore do jete shume e veshtire qe paqja dhe siguria globale te kontrollohen. Nese situatat toksikohen nga ksenofobite mbi to dalin rryma filozofike, alternativa politike dhe levizje shoqerore qe prodhojne vetem kriza, konflikte dhe luftra.
Parandalimi dhe reduktimi deri ne eleminim i ksenofobive te kohes tone kerkon instrumenta ligjor kombetar e nderkombetar, mjete politike, gjuhe e aftesi diplomatike, argumente ideologjike e kulturore, zhvillim te demokracise dhe drejtesi ekonomike e sociale.
Po nuk u veprua energjikisht me keto mjete, rruge e menyra nuk eshte per tu cuditur qe nje dite fantazma qe shohim te sillet mbi bote – fantazma e ksenofobive-te futet ne shtepite tona. Athere do jete shume vone. Lufta do trokase ne portat e njerezimit. Historia do perserite vehten…