Nga Zamir Gjurgji
Mendoni per nje çast nese ne nje televizon me liçence kombetare te ishte perçudnuar nje flamur partiak apo i ndonje organizate zulmemadhe, qofte edhe “artistikisht”.
Fillimisht partia do te kishte dale ne konference shtypi; do te kishte akuzuar palen kundershtare se po flirton me totalitarizmin, do te kishte bere me dije Avokatin e Popullit, BE, PE, OSBE, SHBA, NATO, se jene cenuar rende themelet e demokracise, eshte perdhosur populli (o)pozitar.
Do ishte kerkuar nderhyrja e uniformave blu e togave te zeza, per te vene ne vend nderin e perdhosur te simbolit te partise.
Po me flamurin kombetar qe aq shume e kane ne maje te gjuhes apo aq fort e tundin ne dore kur gjenden prane fushes se blerte, kush reagoi?
Cili institucion partiak, cili institucion shteteror, cila organizate fitimprurese apo jo e tille? Nese do t’i ishte shtuar qofte edhe nje ngjyre a zgjyre flamurit te ylberit te nje organizate, televizioni ne fjale do te ishte mbyllur me çeles e dryn, te gjitha institucionet shteterore do te ishin ngritur me kembe.
Avokati i Popullit do te sokellinte. Avokati i shtetit do te turfullonte, trojka e ambasadoreve do te hakerrehej.
Taulant Balla e çoi gjuhen jo vetem ne dhembin e tij, por ne dhembet e dhemballet e shprishura te nje shoqerie partiake pseudo e antikombetare, qe ne emer te kombit kacafytet me Merkelin, kacagjelohet me Trampin, kapardiset me Vuçiçin, por kur vjen puna tek simboli kombetar, nuk gjen kohe as te heqe nga trupi simbolin kombetar te nje vendi fqinje, per te reaguar institucionalisht.
Nuk besoj gjithsesi qe valet televizive jane te paarritshme edhe ne Pallatin e Brigadave. Edhe Presidenti ka perse reagon fort, si institucion.
Eshte kreu i nje shteti, garanti i nje kombi, simboli i te cilit eshte shkaperdare, shkaperderdhur, shkoklavitur, shkarravitur, njollosur e llangosur “artistikisht”…