Home KRYESORE Flamur Noka: Policët po ruajnë arat me kanabis me urdhër të Tahirit

Flamur Noka: Policët po ruajnë arat me kanabis me urdhër të Tahirit

Deputeti i Partisë Demokratike(PD), Flamur Noka ka shprehur se me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, policët po ruajnë arat me kanabis. Si ka hedhur akuza të renda kundër Tahirit, të cilin e ka qaujtur si një vrasës gjakftohtë që bën si i penduar për të përfituar nga falja,shkruan Gazeta Express.

“Sot Tahiri nuk tha asnjë fjalë për personin përgjegjës për 23 ton kanabis të sekuestruara nga prokuroria në Vlorë. Nuk tha asnjë fjalë për policët që me urdher të tij u japin mbrojtje dhe ruajnë arat me kanabis. Nuk ka tha asnjë fjalë për kërcenimin që trafikantet i bënë një prokurori në prani të policisë.” tha Noka.

Gjatë një konference pvr media të mbajut sot, Ministri i Brendshëm pranoi se Shqipëria ka një problem me kanabisin, por që qeveria po bën përpjekje që ta zgjidh njëherë e përgjithmonë.

“Po, e pranoj i pari, e kemi një problem me kultivimin e kanabisit në vend. Ndonëse shumë më të vogël se kur qeveriste qeveria e kaluar, siç konfirmuan partnerët ndërkombëtarë, por është përsëri një problem që duhet zgjidhur. E duhet ta zgjidhim bashkë me çdo qytetar.” ka thënë Tahiri.

Share: