Mendime te dielen ne mengjes nga Artan Fuga
Gjate historise, njerez te pasur dhe me pushtet, shtresa te larta, me nje fjale, punesuan, mbajten me buke, paguan, nderuan mendimtare, qe keta te gjenin, sekretin e jetes dhe te vdekjes, formulen e lumturise, kuptimin e jetes mbi Toke, te fshehtat e shpirtit.
Kishin hak. Pasurine dhe pushtetin e kishin, por iu duheshin edhe lumturia, edhe qetesia shpirtrore. Kishte dicka qe ua prishte rehatine. Keshtu paguan Buden, Platonin, Konfucin, me pare Zoroastren, pastaj i rrembyen mesimet Jezusit, Muhamedit, me pare Abrahamit, e historia vazhdon me te tjere.
Amani, n’a gjeni se Ju paguajme sa te doni, Ju peshojme ne flori: “Cfare n’a ben ne te mos jemi rehat edhe pse kemi pushtet dhe pasuri?”
Dhe mendimtaret e gjeten sekretin per te cilin ishin paguar, ushqyer, nderuar. Iu thane: O njerez te pasur dhe me pushtet, qe te lumturoheni, pasi keni pushtet dhe parà ka vetem nje zgjidhje, hiqni dore nga lakmia per te grumbulluar parà dhe pushtet ne sherbim te asaj pasurie.
Ishin te sinqerte, por u pane me sy te keq, i flaken, i fyen, i quajten bukeshkale. Kishin gjetur nje te vertete qe nuk i pelqente atij qe i kishte paguar qe ta gjenin te verteten.
“Ne ju mbajme me buke, per te gjetur lumturine sepse vetem ajo na mungon per te plotesuar pushtetin dhe pasurine, ju bukeshkale n’a thoni se shkaku i palumturise sone eshte pikerisht pasuria dhe pushteti?!”
I perzune, por per shekuj te tere e keqja nuk u ka ikur. Mendimtaret ishin te qete dhe te lumtur sepse e kishin bere si duhet punen e tyre. “E verteta qendron mbi shpaten dhe qesen me flori duke therritur: nuk blihet e plackitet dot lumturia sepse eshte nje “mall” qe sapo kerkon ta blesh, apo ta rrembesh me xhandare, kthehet ne bela, blen belane me parà.”
Ky eshte thelbi i moralit. Keshtu e kane formuluar misterin e jetes te urtet tane qe u paguan nga te pasurit dhe te pushtetshmit per ta gjetur ate.
E gjeten dhe ua thane. Ishte e rende e verteta. Per mijra vjet parrellinj dh pushtetare rreken te mos ta pranojne, nderkohe vazhdojne te kerkojne nje te vertete qe t’u shkoje per shtat, dhe keshtu ngushellohen me rrena.
Pastaj luten ne kishe xhami dhe n’a urojne bajramin dhe krishtlindjet. He-he, nuk eshte kjo zgjidhja. Duhen degjuar themeluesit e njerezimit…
Ps: Thua e ka te sakte profesor Fuga kete qasje filozofike?