Home KRYESORE Gazetaret e vrane friken, tani eshte radha e te tjereve…

Gazetaret e vrane friken, tani eshte radha e te tjereve…

Nga Aulon Kalaja

Faleminderit gazetareve qe iu bashkuan protestes, kunder censures, pro fjales se lire, per vrasjen e Arditit.

Falenderoj edhe ata gazetare te cilet nuk munden te ishin prezent, sepse pronaret e mediave i pushojne nga puna, por ju garantoj qe me shpirt dhe me zemer kane qene aty.

Ne nje nga mediat vizive kish dale nje urdher i brendeshem, qe ata qe do jene sot ne proteste, mos te vijne neser ne pune. Ndersa disa media te tjera nuk e ndoqen dhe pasqyruan kete proteste, protesten e kolegeve te tyre…

Fillimisht beme nje proteste para Bashkise Tirane dhe me vone marshuam drejt Kryeministrise, per emisionet qe mbyllen, gazetaret qe pushohen nga puna, punetoret e medias qe kerkojne azil dhe per ato lajme qe nuk e shohin driten e botimit dhe qe i vrasin cdo dite.

Gazetaret e vrane friken, tani eshte radha e te tjereve…

Share: