Home KRYESORE Gazetarja Elona Meço rendit disa fakte dhe ironizon policinë per kanabisin

Gazetarja Elona Meço rendit disa fakte dhe ironizon policinë per kanabisin

Gazetarja e Top Channel, Elona Meço, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ironizon pretendimin e policisë së shtetit, duke perdorur emrin e Guardia di Finanza, se kanë shkatërruar 99.8% të kanabisit.

Në fund pyet se përse nuk flitet për trafikun e kokainës.

Më poshtë postimi i Elones i plotë:

Disa statistika nga “fronti i te keqes”

Gjate dy javeve te fundit, qe kur u shpall fitorja mbi kanabisin dhe u deklarua se Shqiperia ka shkaterruar 99.8 perqind te hashashit te mbjelle, jane kapur 2.6 ton hashash.

Prej tyre:

1.3 ton ne Kruje (Shqiperi)

700 kg ne Salento (Itali)

277 ne Lecce (Itali)

Pjesa e mbetur, 350 kg, eshte kapur ne Kukes, Tirane, Sarande, Lushnje.

Jane zbuluar

Ne Rinas 950 rrenje

Pas Dajtit 600 rrenje & 6280 dege kanabis

Gjate dy javeve te fundit kanabisi i Shqiperise eshte bere teme diskutimi ne median amerikane, italiane zvicerane,  franceze, greke dhe britanike. Mesa duket edhe keto, si une, merren me 0.2 perqindeshin e pashkaterruar.

Kush me ka shoqe, le te ma llogarise pak sa tone kanabis mund te beje ky 99.8 perqindshi i shkaterruar.

p.s. Po kokaina pse eshte bere kaq e urte?

Share: