Home KRYESORE Gjermanët i kujtojnë Ramës azilkërkuesit

Gjermanët i kujtojnë Ramës azilkërkuesit

Aq shqetësuese janë bërë kërkesat e shqiptarëve për azil në Gjermani, saqë autoritetet gjermane nuk po lënë rast për t’ia kujtuar këtë kryeministrit Edi Rama.

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane që mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së financimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për pjesën e dytë të financimit të projektit “Linja e interkonjeksionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni”, u bëri thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë më në Gjermani për të kërkuar azil, por të aplikojnë përmes sistemeve të tjera të punësimit. Vala e eksozit të shqiptarve drejt Gjermanisë njohu kulmin në vitin 2015. Afro 150 mijë shqiptarë u larguan, si pasojë e varfërisë dhe mungesës së shpresës, duke e vënë qeverinë përballë kritikave të forta.

Për t’u mbrojtur prej tyre, qeveria Rama nuk pranoi asnjëherë arsyet e vërteta të eksodit, por fillimisht tha se ishin emigrantë shqiptarë që kishin humbur punën në Greqi si pasojë e krizës dhe më pas deklaroi se kjo ishte një mënyrë zgjedhje e shqiptarëve për një jetë më të mirë dhe jo largim masiv për shkak të varfërisë. /Lapsi.al

Share: