Vendimet janë publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, por vlera e gjobave nuk është bërë zyrtare.
Oranews raporton se pas një mbledhje të gjatë, ky institucion ka vendosur për masat administrative të marra për kompanitë, të cilat rritën në mënyrë të menjëhershme çmimin e sigurimit pa njoftuar.
Megjithatë, ekspertët i vlerësojnë qesharake këto gjoba krahasuar me fitimin e kompanive çka mund të mos sjellë parandalim të një tjetër rritje nga kompanitë.
Vetëm pak ditë më parë, një hetim për tregun e sigurimeve ka nisur edhe nga Autoriteti i Konkurrencës Paraprakisht ky institucion vlerëson se kompanitë mund të kenë realizuar marrëveshje të ndaluar duke qenë se kanë sjellje të njëjtë, në të njëjtën kohë kur bëhet fjalë për rritjen e çmimit të siguracioneve.
Të paguash policën e sigurimit të automjetit në Shqipëri tani kushton rreth 25% më shtrenjtë. Por rritja është në varësi të tipit të automjetit dhe vitit të prodhimit./Ora News