Home KRYESORE Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Turqi!

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në Turqi!

Gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen vitin e ardhshëm nëpër shkollat turke si lëndë me zgjedhje.

Programi dhe materialet e lëndës të gjuhës shqipe dhe boshnjake që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Cem Gençoğlu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në sallën e mbledhjeve të rektoratit të Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipe dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.

Ai ka theksuar se kurrikula dhe materialet e mësimit për të dyja gjuhët do të përgatiten nga Universiteti Trakya. “Ne gjuhën boshnjake dhe atë shqipe nuk e vërejmë si një gjuhë të huaj, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët.

Në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen 6 mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që edhe fëmijët tanë të mund t’iu shprehin atyre ‘Dobri Dosli’. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”.

Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenari që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve.

Ndërsa më pas protokolli është nënshkruar nga Gençoğlu dhe Tabakoğlu, citohet Koha. /java/

Share: