Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut debatet e ditëve të fundit për marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri, tha se Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo në emër të saj.
Thaci duke folur për vizitën e shumëdiskutuar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd shtoi: – “Zoti Rama ka të drejtë plotësisht të flasë për Kosovën, por jo në emër të Kosovës dhe as të vendosë për të. Për Kosovën vendosin institucionet legjitime”
“Edhe unë flas për Shqipërinë kur të me jepet mundësia, por vendimmarrja i takon Tiranës”, ka percaktuar Thaçi.