Home KRYESORE Identifikohen të plagosurit në Durrës, njëri në gjendje të rëndë

Identifikohen të plagosurit në Durrës, njëri në gjendje të rëndë

Të shtëna me armë ka patur sot në mbrëmje në qytetin e Durrësit. Burimet thonë se janë plagosur dy persona në lagjen nr. 5 të qytetit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Njëri nga të plagosurit është identifikuar si A. Skonja 29 vjeç. Ai është plagosur rëndë, pasi ka marrë disa plumba dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë mësohet se i plagosuri tjetër është Ismail Çyrbja, 26 vjeç.

Share: