Home KRYESORE Idrizi: Çoni “ligjin e Luftës” në NATO. Kotzias tigër letre

Idrizi: Çoni “ligjin e Luftës” në NATO. Kotzias tigër letre

PDIU mblodhi sot Këshillin Kombëtar për të zgjedhur forumet drejtuese. Kryetari Shpëtim Idrizi nënvizoi se çështja çame nuk do të kthehet kurrë në çështje elektorale.

Sa i takon ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias i cili pak ditë më parë i kujtoi Shqipërisë tanket, dhe forcën ushtarake, Idrizi e quajti: Tigër prej letre dhe i kërkoi qeverisë që cështjen e ligjit të luftës ta adresojë në ministerialin e NATO-s.

“Ndiqja përroin psiqik të Nikos dhe mu kujtua Enver Hoxha. Tigër prej letre ishte shoku Enver, tigër prej letre është dhe shoku Niko. Nikos Kotzias kërcënoi të gjithë shqiptarët jo vetëm disa syresh. I bëj thirrje qeverisë shqiptarë për ligjin e luftës t’i adresohet ministerialit të NATO-s. Ky absurditet duhet të marrë fund”, tha Idrizi.

Nuk ka dhe nuk do ketë varrezë të ushtarëve grekë në vendin tonë deri sa të kemi varrezë e memorial të çamëve. Do jemi mburojë njerëzore për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë

Sa i takon marrëveshjes politike, Idrizi tha: Marrëveshja nuk është plotësuar as në 1 % të saj.

Share: