Lajmi i intervistës së fundit të Donald Trumpit për revistën serbe se lufta e NATO-s për të çliruar Kosovën ishte një gabim i rëndë i administratës Clinton, shkaktoi shumë zhurmë në shtypin dhe politikën amerikane, pavarësisht përgënjeshtrimit nga kampi i republikanit se ai nuk kishte folur kurrë për “Nedeljnik”.
Megjithatë, dihet qëndrimi pro serb i biznesmenit nga Nju Jorku. Mediat serbe këmbëngulin prej më shumë se një viti se nëse filoserbi Trump do të fitojë zgjedhjet e 8 nëntorit, ai do të jetë një aleat i fortë i Beogradit.
Dhe në fakt kanë të drejtë, sepse në të vetmen provë që ata kanë ku Trump përmend Luftën e Kosovës, ai e thotë një gjë të tillë. Është viti i largët 1999 ku gjatë një shfaqje në emisionin Larry King Show ( emisioni i muajit tetor), Trump tha përpara kamerave: “Padyshim që unë do ta kisha bërë atë luftë disi ndryshe”. /360grade.al