Home KRYESORE Ja si i përgjigjet Mimoza Hafizi fyerjes se Edi Rames

Ja si i përgjigjet Mimoza Hafizi fyerjes se Edi Rames

Mimoza Hafizi ka reaguar ndaj deklaratës së mbrëmshme të Kryeministrit Edi Rama në emisionin “Studio e hapur” në News 24. Fjalët e tij nuk më ofendojnë vetëm mua por të gjithë ata që ende e marrin Ramën për Kryeministër tha ajo.

Reagimi në facebook i Hafizit

“Të gjithë ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.

Por jam e bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cënon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për kryeministër.”

Çfarë tha Rama për Hafizin

“Për Ben Blushin edhe mund të shpenzonim pak kohë se i ka bërë nja tre romane. Por Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin në partinë e Blushit dhe të mos merremi me këtë temë, ju lutem.”

Share: