Home KRYESORE Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi

Jep dorëheqjen anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi nuk ka marrë pjesë në vendimmarrjen e për pezullimin e ligjit të Vettingut, pasi sot ai ka dhënë dorëheqjen në përfundim të mandatit të tij 9-vjeçar.

Pak kohë më parë Sokol Berberi ishte kandidat i qeverisë shqiptare për të qenë anëtar i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg, bashkë me Ina Ramën dhe Gent Ibrahimin, por nuk u pranuan që të tre.

Ndërkohë presidenti Nishani ende nuk ka zgjedhur kandidatët që do t’i propozojë Parlamentit për zëvendësimin e Sokol Berberit.

Share: