Home KRYESORE Kodi i Etikës në PS, Ilir Beqja do te zgjedhe ministrinë apo...

Kodi i Etikës në PS, Ilir Beqja do te zgjedhe ministrinë apo partinë?!

Duket se aprovimii Kodit te Etikes ne PS, pervec kontrollit mbi anetaresine mund te kete edhe qellime te tjera qe garantojne Edi Ramen ne udheheqje dhe fitore ne zgjedhjet e ardheshme.

Duhet thene fillimisht qe Ilir Beqja përveç postit të Ministrit të Shëndetësisë që e mban prej tre vitesh tashmë, ka edhe funksionin e Sekretarit për Koordinimin Kombëtar të Programit në PS. Sipas Kodit te Etikes aprovuar sot nga Asambela, të dy postet janë të papajtueshëm me njëri tjetrin.

Në nenin 10 pika tre përcaktohet se:

“Funksioni i sekretarit të Përgjithshëm dhe i sekretarëve të Partisë është i papajtueshëm me funksionin e anëtarit të kabinetit qeveritar dhe me çdo lloj funksioni tjetër ekzekutiv me kohë të plotë. Në rast të ndryshimit të statusit të tyre, ata janë të detyruar të japin dorëheqjen nga njëri funksion”.

“Me miratimin e Kodit të Etikës, Edi Rama i hap rrugën largimit të butë të një prej ministrave më të diskretituar publikisht, për konçensionet skandaloze që ka firmosur dhe për mos mbajtjen e premtimit kryesor që kishte në fushatë, shëndetësia falas. Shmanget kështu ceremonia e largimit me turp të Ilir Beqes nga qeveria, që është një nga njerëzit më të besuar të Edi Ramës në parti, por edhe një nga njerëzit simbol të korrupsionit dhe të dështimit të Rilindjes. Largimi i Ilir Beqes është edhe një kërkesë e vazhdueshme e aleatit në qeveri, Ilir Metës.” – shkruan sot Lapsi.al duke shtuar se ky nen prek vetëm Ilir Beqjen dhe nuk mund të jetë rastësi.

Share: