Home KRYESORE Koha per ti dhëne fund nje debati idiot për legalizim te drogave!?

Koha per ti dhëne fund nje debati idiot për legalizim te drogave!?

Nga Klodian Tomorri

Presioni per legalizimin e drogerave eshte rritur shume jo vetem ne Shqiperi, por kudo ne bote. Dhe nje nga arsyet eshte perdorimi politik i kesaj ceshtje.

E majta progresiste e ka kthyer ne kauze legalizimin e droges kudo ne bote. Ne Shtetet e Bashkuara, Barack Obama ka qene nje nga partizanet me te medhenj te dekriminalizimit, por deri me tani ka hasur ne kundershtimin e forte konservatoreve. Presidenti Bush, ne tete vitet e qeverisjes se tij ishte i palekundur; Nuk ka legalizim marijuane, nga qeveria federale. Paul Ryan eshte shprehur me shume se nje here kunder, ndersa Jeb Bush ishte udheheqesi i fushates kunder legalizimit ne Florida.

Ne Britani, David Cameron ktheu mbrapsht te gjitha presionet e aleateve liberal demokrat ne qeveri per te dekriminalizuar drogen. Presioni ka qene i forte jo vetem nga Lib Demsat, por edhe Laburistet. Por pergjigja e Cameronit ishte: Une jam babai i tre femijeve.

Dhe keshtu duhet te jete. Cdo propozim per legalizimin e droges nuk ben asgje tjeter vetem inkurajon kultivimin e saj. Ky debat duhet te marre fund nje here e pergjithmone. Droga eshte nje industri e ndyre. Studimet e fundit po japin gjithmone e me shume prova se efekti i marijuanes tek te rinjte eshte i tmerrshem.

Kanabisi, lulekuqja, apo cdo lloj narkotiku tjeter duhet te jete i paligshem. Kushdo qe i kultivon ose tregton duhet ndeshkuar pa meshire. Nuk ka meshire ketu fare.

Keto historite, qe e kultivojne te varfrit nga halli jane justifikime tinzare. Eshte njesoj si te thuash, po behem vrases me pagese se jam i varfer dhe pasi te kem vrare 100 veta shteti duhet te kete meshire se jam i varfer. Nuk ka. Kush merret me droge duhet te perballet me ligjin. Dhe nuk jane te varfrit ate qe kultivojne drogen.

Share: